Bota

Dialogu me Serbinë, këshilltari i Thaçit: Grenell është jashtë procesit, tashmë do merren Palmer dhe Reeker

31 Korrik 2020, 13:27 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, këshilltari i Thaçit: Grenell

KOSOVË- Këshilltari i Presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala, ka bërë me dije, se Richard Grenell, për momentin është jashtë dialogut me Serbinë. Sipas Shalës, Grenell tashmë është i angazhuar me fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë sipas tij, kjo nuk do të thotë, se Grenell, nuk do të riktheht sërisht. Më tej Shala ka shtuar, se tashmë nga SHBA për dialogun janë angazhuar Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.

Grenell sot për sot është jashtë procesit te dialogut, nuk do te thotë qe nuk kthehet me. Por ai po merret me fushatën dhe agjendën e Trumpit. Reeker dhe Palmer do te merren me dialogun. Kështu janë ndare punët”, ka thënë Shala.

Dialogu me Serbinë në Ëashington u ndërpre, pasi dy ditë përpara takimit Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi, kreun e PD, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK, për krime lufte. Pas publikimit të aktakuzës, Thaçi hoqi dorë nga takimi, po ashtu edhe kryeministri Avdullah Hoti një ditë më vonë. Situatën e mori në dorë, BE, ku përfaqësuesi Mirosllav Lajçak dhe Përfaqësuesi i Lartë, Joseph Borrel ndërmjetësuan takimin mes presidentit Vuçiç dhe Hotit.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni blerim shala dialogu me serbine richard grenell blerim shala dialogu me serbine richard grenell

Sondazh

Poll