Bota

Manchesteri dhe Yorkshire në karantinë prej rasteve të shtuara, Britania merr masa ekstreme: Ndalohet takimi me fqinjët!

31 Korrik 2020, 11:00 Nga DOSJA
Manchesteri dhe Yorkshire në karantinë prej rasteve të shtuara,

BRITANI E MADHE-  Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka bërë me dije detaje të reja lidhur me kufizimet e reja për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektuara në Manchester, East Lancashire dhe West Yorkshire, qeveria ka ndërmarrë masa të reja për ta.

“Përhapja është kryesisht për shkak të takimit të familjeve dhe mos respektimit të distancës sociale. Kështu që nga mesnata, njerëzit nga familje të ndryshme nuk do të lejohen të takohen me njëri-tjetrin në këto zona,“-ka bërë me dije Hancock.

Manchesteri i Madh është një prej zonave më të goditura nga koronavirusi, ndërsa ditët e fundit është vënë re rritja e infektimeve tek personat në moshë të re nga 20 në 40 vjeç.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli matt hancock koronavirusi ne angli matt hancock

Sondazh

Poll