Bota

Infektohet me COVID-19 zonja e Parë e Brazilit, një ditë më parë u shërua burri i saj

31 Korrik 2020, 11:41 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 zonja e Parë e Brazilit, një ditë më

BRAZIL- Zonja e Parë e Brazilit, Michelle Bolsonaro ka rezultuar e infektuar me COVID-19. 38-vjeçarja rezultoi e infektuar një ditë pasi bashkëshorti i saj, Presidenti Jair Bolsonaro u shërua nga virusi. Mësohet se gruaja e parë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por do të qëndrojnë e karantinuar për 2 javë në banesën e saj.

Po kështu më herë në në Brazil është infektuar me koronavirus edhe  ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes.

Sakaq, më 7 korrik, Presidenti brazilian u tha gazetarëve se ishte diagnostikuar me koronavirus. Gjatë kësaj kohe ai doli 3 herë të tjera pozitiv, vetëm të shtunën testi doli negativ.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infektohet zonja e parë e brazilit infektohet zonja e parë e brazilit

Sondazh

Poll