Bota

“Kam 50 vite që falem në këtë xhami”/ I moshuari në Kosovë nuk frikësohet nga COVID-19, del për të kremtuar Kurban

31 Korrik 2020, 10:34 Nga DOSJA
“Kam 50 vite që falem në këtë xhami”/ I moshuari

KOSOVË- Ditën e sotme, në festën e Kurban Bajramit besimtarët myslimanë në Kosovë nuk janë lejuar që të falin namazin në xhamitë e vendit. Ky vendim është marrë nga qeveria për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por, një i moshuar nga Prishtina, nuk është pajtuar me protokollin e autoriteteve shëndetësore dhe ka shkuar në xhami. Sapo mbërrit para xhamisë ai u ndalua nga policia dhe kjo e fundit nuk e lejoji që të falej.  I moshuari nuk beson as në ekzistencën e COVID-19 dhe i theksoi se kishte 50 vite që falej në këtë xhami.

“Kam ardhur, por nuk qenka askush. Këtë vendim nuk po e shoh të mirë shkurt edhe shqip ku e gjetën ditën e Bajramit me i vendos këto masa me i mbyll xhamitë, nga erdhi kjo…Me çka po e shërojnë këtë virus? Me paracetamolë. Çfarë virusi është ky? Virus dhe grip i përgjithshëm… Në këtë xhami qe 50 vite falna”, tha i moshuari Riza Syla policit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni festa e kurban bajramit koronavirusi ne kosove festa e kurban bajramit koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll