Bota

Sulm me bombë në Afganistan/ Përgjaket festa e Kurban Bajramit, vriten 17 persona

31 Korrik 2020, 10:08 Nga DOSJA
Sulm me bombë në Afganistan/ Përgjaket festa e Kurban Bajramit,

AFGANISTAN- Përgjaket festa e Kurban Bajramit. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Logar në Afganistan. Besimtarët myslimanë ishin duke festuar Kurban Bajramin,  teksa një  sulm i papritur me një bombë të kamufluar brenda një makine i mori jetën 17 personave. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi  afër selisë së guvernatorit të provincës teksa njerëzit aty afër ishin duke kryer pazaret për ditën e sotme.

Ky sulm nuk është marrë përsipër nga talebanët, ndërkohë pritet një përgjigje nga ISIS, (Shtetit Islamik).  Zëdhënësi i Talibanëve,  Zabihullah Mujahid tha se janë në armëpushim tre-ditor me qeverinë afagane.

Javët e fundit qeveria afgane ka liruar më shumë se 4,400 talebanë të burgosur, ndërsa një zëdhënës i kryengritësve tha të enjten se 1.005 të arrestuar qeveritar ishin liruar.

Burimi: fr 24 news 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm ne afganistan sulm ne afganistan

Sondazh

Poll