Kriza e COVID-19/ Ekonomia gjermane në recesion historik
GJERMANI- Ekonomia gjermane po përjeton një rënie dramatike për shkak të pandemisë së Coronas. Prodhimi kombëtar bruto ra 10.1 përqind nga prilli në qershor. Kë...
Ende nuk dihet zyrtarisht se cilat qytete do të përjashtohen nga fondet e BE-së për binjakëzimin e qyteteve, por sipas raporteve të mediave, ndër ta do të jetë qyteti Tuchow. Kryetarja e Bashkisë së qytetit, Magdalena Marszałek, tha se “ende nuk kemi marrë letër zyrtare nga Komisioni i BE, por unë i kam njoftuar anëtarët e Këshillit se nuk do të marrim asnjë fond prej BE-së”. Ajo vetë kishte qenë kundër “Rezolutës kundër ideologjisë LGBT”, por në fund anëtarët e këshillit bashkiak që i takojnë partisë në pushtet PiS vendosën si deshën, sepse kanë shumicën në këshillin e qytetit. Pasojat e para pasuan – qyteti francez Saint-Jean de Braye dhe ai holandez Nieuwegein e ndërprenë binjakëzimin me qytetin polak Tuchów.
Edhe qyteti Schwerte në NRW e ndërpreu binjakëzimin dhe bashkëpunimin 30-vjeçar me qytetin polak Nowy Sącz. “Vendimi i këshillit tuaj bie ndesh me idenë evropiane për diversitetin,” i shkruajti kryetari i bashkisë së Schwertes, Dimitrios Axourgos, homologut të tij polak, Ludomir Handzel.
Ose fonde evropiane ose homofobi dhe mungesë parash
Krzysztof Śmiszek nga Partia e Majta Polake thotë se pasojat financiare nuk janë befasuese. Ai i sheh vendimet e Komisionit të BE-së si një “pasojë natyrore të masave me motive homofobe në disa komuna. Ose respektim të të drejtave të njeriut, dhe të vlerave dhe fonde evropiane ose homofobi dhe mungesë parash – kjo është edhe një zgjedhje civilizatore”, tha Krzysztof Śmiszek, i cili edhe vetë bashkëjeton me një burrë.
Sipas tij ndoshta bashki të tjera do të kenë tani frikë që t’i shpallin qytetet e tyre “Zona të pastra prej LGBT-ve”, por masat për ndëprerjen e fondeve për binjakëzimin e qyteteve me siguri do ta shtojnë frymën kundër BE-së.
Retorika anti-LGBT e pranishme kudo
Retorika kundër LGBT-ve është e pranishme jo vetëm tek politikanët lokalë. Edhe presidenti polak, Andrzej Duda tha në fushatën e tij zgjedhore “tani po mundohen të na mbushin mendjen se LGBT janë njerëz, por LGBT është një ideologji” të cilën ai e quan “neobolshevizëm”. Dhe në zonat ku Andrzej Duda fitoi shumicën e votave, një numër i madh komunash dhe bashkish kanë nënshkruar rezoluta anti-LGBT.
Shoqata konservatore e juristëve “Ordo Iuris” ka ndihmuar në përpilimin e një “Karte të të Drejtave të Familjeve” dhe në të edhe pse nuk përmendet fjala LGBT martesa përcaktohet vetëm si lidhje mes burrit dhe gruas. Avokati Nikodem Bernaciak, i cili është po ashtu anëtar i kësaj shoqate, është zemëruar nga vendimi i Komisionit të BE-së. “Karta e të Drejtave të Familjes nuk përmban kurrfarë ideologjie dhe fjala “LGBT” as nuk figuron fare në të. Kjo kartë synon të theksojë mbrojtjen e martesës dhe të nxisë politika miqësore ndaj familjes” – tha ai për DW.
Edhe ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, deklaroi se veprimi i Komisionit të BE-së për të përjashtuar nga fondet e BE-së qytetet që e kanë shpallur veten “Zona të pastra prej LGBT-ve” është “i paligjshëm”. Ziobro thotë se komisionerët e BE-së marrin vendime mbi baza ideologjike dhe duke iu referuar traktateve të BE-së. “Komisioni i BE-së dhe të gjitha autoritetet e BE-së janë të detyruara të respektojnë identitetin kombëtar të vendeve anëtare përkatëse.”
Për BE-në dhe Brukselin ky hap është një veprim simbolik që duhet të shërbejë si një sinjal për të ardhmen. Për herë të parë respektimi i vlerave themelore nuk po kërkohet jo vetëm në mënyrë retorike, por po shoqërohet edhe me pasoja të drejtpërdrejta financiare për gjashtë qytete polake që e kanë shpallur veten “Zona të pastra prej LGBT-ve” ose që kanë miratuar rezolutën për të drejtat e familjes.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Ekonomia gjermane po përjeton një rënie dramatike për shkak të pandemisë së Coronas. Prodhimi kombëtar bruto ra 10.1 përqind nga prilli në qershor. Kë...
SHBA- Shkencëtari Moncef Slaoui, (këshilltar kryesor i Operacionit Warp Speed), i cili ka marrë përsipër zbulimin e vaksinës së COVID-19 ka deklaruar se kjo e f...
BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar por së fundmi bilanci...
AFRIKË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tanzani ku një çift u sulmua nga një luan gjatë pushimeve “të luksit”. Mësohet se bisha e egër kishte hyrë ...
SERBI- Autoritetet serbe kanë anuluar anuluar ceremoninë madhështore të planifikuar më 5 gusht, e cila këtë vit shënon 25 vite që kur ushtria kroate detyroi qi...
RUSI- Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë regjistruar 5,509 raste të reja dhe numri në tota...
SERBI– Serbia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 7 viktima të reja si pasojë e COVID-19 duke e &cce...
INDI– India nuk po gjen qetësi nga pandemia COVID-19 ku ditë pas dite shënohet një bilanc i frikshëm i rasteve të reja.Në 24 orët e fundit India ka grumbulluar ...
SHBA- Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, është duke zhvilluar një tur në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve presidenciale. Mirëpo gjërat nuk kanë sh...
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se fëmijët e pakicës fetare dhe etnike Jazidi, që i kanë mbijetuar robërisë brutale nga grupi mi...