Sport

Milan në garë kundër dy ekipeve me emër për mbrojtësin e Getafe

30 Korrik 2020, 16:36 Nga DOSJA
Milan në garë kundër dy ekipeve me emër për

SPANJË- Mbrojtësi i Getafes, Marc Cucurella ka tërhequr shumë vëmendje ndaj skuadrave europiane. 22-vjeçari ka shkëlqyer në ekipin e tij këtë sezon por skualifikimi i ekipit nga Champions League ka detyruar të shesin mbrojtësin për arsye financiare.

Ekipet që janë impresionuar nga loja e Cucurellas, janë Milani, Borussia Dortmund dhe Chelsea. Të treja këto skuadra e kanë siguruar vendin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë, dhe në merkato po kërkojnë që të forcojnë ekipin me mbrojtjen më të mirë.

Ndërkohë që vlera e 22-vjeçarit nga koha që luante te ekipi i Barcelonës është rritur më 3-fish. Nga 10 milion euro që u ble nga katalanasit, Getafe ka vendosur 30 milion euro për kartonin e mbrojtësit.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport getafe marc cucurella getafe marc cucurella

Sondazh

Poll