Sport

Skënder Gega te Kukësi, ja kur do të prezantohet zyrtarisht ish-trajneri i Partizanit

30 Korrik 2020, 17:10 Nga DOSJA
Skënder Gega te Kukësi, ja kur do të prezantohet zyrtarisht

KUKËS-Klubi i Kukësit nuk ka vonuar që të bëjë zyrtar ndryshimin në paninën e skuadrës. Pak orë pasi njoftoi mbylljen e marrëveshjes me Orges Shehin, klubi ka zyrtarizuar Skënder Gegën si emrin e ri të pankinës, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës, me tentativën e tretë mes palëve për të arritur një akord mes tyre.

Para se Kukësi të emëronte Orges Shehin pas largimit të Shpëtim Duros, kishte bisedime dhe një akord thuajse të firmosur mes palëve por më pas Gjici zgjodhi ish-portierin për pankinën e skuadrës së tij. Ditën e hënë do të bëhet prezantimi i Gegës si dhe do të jepen detajet mbi marrëveshjen e cila siç ndodh rëndom në klubin verilindor ka si kusht për trajnerin.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skënder gega superiore kukesi skënder gega superiore

Sondazh

Poll