Bota

E rëndë në Tanzani! Luani sulmon çiftin gjatë pushimeve “të luksit”, 64 vjeçari humb një pjesë të krahut

30 Korrik 2020, 20:47 Nga DOSJA
E rëndë në Tanzani! Luani sulmon çiftin gjatë

AFRIKË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tanzani ku një çift u sulmua nga një luan gjatë pushimeve “të luksit”. Mësohet se bisha e egër kishte hyrë brenda tendës së tyre ku si pasojë 64 vjeçari Patrick Fourgeaud  ka humbur një pjesë të krahut ndërsa bashkëshortja e tij Brigitte, 63 vjeçe, nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Çifti francez nga Mont-Saxonnex, besonin se ishin të sigurtë në tendën e tyre për të kaluar natën, por kur u zgjua, zonja Fourgeaud gjeti “një luan mashkull që po e nuhaste nga prapa” para se kafsha të hidhej mbi zotin Fourgeaud.

Ata pretendojnë tashmë se organizatorët e pushimeve Africa Travel Resource nuk ishin kujdesur për sigurinë e turistëve  dhe tashmë po kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria vendase. Çifti thotë se tashmë kanë mbetur me pasoja psikologjike, si stres dhe depresion post-traumatik.

 “Nuk do ta harroj kurrë momentin kur pashë luanin aty. Mendova se do të vdisnim të dy. Sulmi do të mbetet me mua për gjithë jetën. Ne besojmë se kompania duhet të kishte bërë më shumë për të siguruar pushuesit në udhëtimet e saj.”– është shprehur gruaja.

Burimi:.lindaikejisblog.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrikë brigitte patrick fourgeaud afrikë brigitte patrick fourgeaud

Sondazh

Poll