Bota

Për herë të parë gjatë 25 viteve, Serbia anulon ceremoninë përkujtimore të ‘Stuhisë’ për shkak të frikës së Cov

30 Korrik 2020, 20:36 Nga DOSJA
Për herë të parë gjatë 25 viteve, Serbia anulon

 SERBI- Autoritetet serbe kanë anuluar anuluar ceremoninë madhështore të planifikuar më 5 gusht, e cila këtë vit shënon 25 vite që kur ushtria kroate detyroi qindra mijëra serbë të largoheshin drejt Serbisë.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti serb i cili ka thënë se këtë vit si asnjëherë më parë festa do të zhvillohet pa grupime njerëzish.

 “ Do ta shënojmë këtë ngjarje si përvit, vetëm se pa grumbullime njerëzish”, tha presidenti Aleksandar Vucic.

Operacioni “Stuhia” në Kroaci, i ndërmarrë nga policia dhe ushtria vendase në 4 gusht 1995, bëri që të rimerreshin nën kontroll disa territore të zaptuara prej rebelëve serbë, të cilët kishin shpallur aty shtetin e tyre, Republikën e Srpska Krajina.

Kur ushtria kroate rihyri në ato zona, rreth 200.000 njerëz u shpërngulën në entitetin kryesor serb të Bosnjës, Republika Srpska, dhe në Serbi, permes autokolonash të gjata makinash, autobuzësh e madje dhe traktorësh. Serbia ka raportuar një shtim të ndjeshëm të rasteve me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë në vend  janë shënuar 24.892 njerëz të infektuar dhe 558 vdekje.

Burimi:balkaninsight.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota serbi stuhia serbi stuhia

Sondazh

Poll