Art&Argëtim

E lumtur në krahët e një aktori tjetër, Brad Pitt bëhet xheloz për Angelina Jolie

8 Prill 2019, 12:03 Nga DOSJA
E lumtur në krahët e një aktori tjetër, Brad Pitt bëhet

Pas gushtit të vitit 2016, Brangelina u divorcuan përfundimisht pas kërkesës së insistuar të aktores 43-vjeçare. Ajo e nisi këtë kërkesë pasi, Brad nuk e ndihmonte më me pagesat e fëmijëve dhe mbështetjen e tij.

Sipas The Sun çifti Jolie-Farell  janë bashkë për dy muaj dhe ata kanë filluar të dalin bashkë edhe me fëmijët e aktores, pasi janë fotografuar së bashku në premiërën e filmit ‘Dumbo’. The Sun raporton se të dy aktorët kanë pasur një romancë të shkurtër në vitin 2004, gjatë xhirimeve të një filmi historik ‘Aleksandër;.

Sipas një raportimi nga prestigjozja ‘OK’, Brad Pitt është shumë i mërzitur dhe xheloz për këtë lidhje të Angelinas me aktorin Farell pas lajmit se ata kanë dal së bashku edhe me fëmijët e tij.

Brad nuk pëlqen që rreth fëmijëve të tij të ketë meshkuj të tjerë, nëse Jolie pranon një lidhje duhet ta bëj pa prekur fëmijët e tij e pa i ndikuar ata. Fëmijët e tij kanë pasur një kohë të vështirë që nga divorci dhe ai mendon se të gjithë kanë nevojë për pak kohë për t’u shëruar.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie colin farell lidhja e re e angelina jolies angelina jolie colin farell lidhja e re e angelina jolies

Sondazh

Poll