Art&Argëtim

Dokumentari për Beyonce/ Netflix tregon detajet e ‘Homecoming’, publikohet traileri

8 Prill 2019, 12:38 Nga DOSJA
Dokumentari për Beyonce/ Netflix tregon detajet e ‘Homecoming’,

Profili zyrtar i Netflix postoi një fot me sfond të verdhë ku shkruhej: ‘Homecoming’. Menjëherë u kuptua që bëhet fjalë për një dokumentar dedikuar Beyonce-s, pasi shkrimi grek dhe ngjyrat e përdorura të sjellin ndërmend vetëm atë.

Performanca ‘historike’ e Beyonce-s në Coachella vitin e kaluar ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës dhe si e tillë do të mbetet në histori gjithmonë. Performanca e saj do të jetojë në lavdi të plotë.  Netflix dhe Beyonce kanë bashkëpunuar në një projekt të ri,që pritet të vij për publikun së shpëjti. Dokumentari dedikuar këngëtares,

‘Homecoming’ publikohet më 17 prill.  Tema kryesore e këtij dokumentari është rikrijimi që Beyonce i dha kësaj ngjarje festive. E njohur ndryshe si Beychella, festivali që mblodhi grupe të ndryshme njerëzish, detajet e festës, ngjyrat e veshjeve të këngëtares dhe gjithë bandës së saj, muzika dhe lëbizjet sinkronizuese pushtuan mediat online në mbarë botën.

Beyonce dhe Netflix as nuk kanë konfirmuar, as nuk kanë mohuar asgjë për këtë temë, por të gjithë janë të bindur se ky është dokumentari i saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce homecoming netflix beyonce homecoming netflix

Sondazh

Poll