Aktualitet

Vijojnë replikat me Berishën, Shkurta: Zeni i vogël ruaj menderen, Ermali bëri burg pa prova

8 Prill 2019, 16:04 Nga DOSJA
Vijojnë replikat me Berishën, Shkurta: Zeni i vogël ruaj

TIRANË- Vazhdon debati ‘online’ mes Rezarta Shkurtës dhe djalit të kryeministrit Sali Berisha.

Gjithçka nisi me një postim të ish-kryeminsitri që me anë të një fotoje sulmonte bashkëshoritn e këngëtares, Ermal Hoxhën, që ka sjellë valën e reagimeve. Pak orë pas postimit të Berishës, një reagim erdhi nga Shkurta, deklarata të cilat u pasuan nga shumë të tjera duke e çuar debatin edhe në kërcënim me padi.

“Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë morë Zeni Berisha nuk u trembem gjykatave të cilat ju kanë lënë të lirë ju pseudo ‘demokratëve’ sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga duart tek këmbët…. I trembem vetëm gjykimit të zotit dhe fatkeqësisht për ty, aty smund të korruptosh”, shkruan bashkëshortja e Ermal Hoxhës.

Postimit të Shkurtës, Berisha iu përgjigj me ironi se më në fund komunistët kishin rigjetur besimin në Zot.

Haleluja miq! Droga i ka kthyer “komunistët” në besimtarë.

Kësaj here as Rezarta nuk është kursyer në replikë duke i dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj.

“I vogli Zeni, nëse flasim për komunistë më beso që më shumë se ty e yt atë nuk ka asgjë shqipfolës tjetër. Pra Zeni i vogël, lëre Ermal Hoxhën se bëri burg pa prova, por ruaj menderen tënde se si dihet asnjëherë.

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermali ka qenë i dënuar për trafikim kokaine, pasi u kap si pjesë e një grupi që kishin ngritur një laborator në Xibrakë. Ndërkohë për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit ka pasur akuza politike për përfshirjen e tij në tragjedinë e Gërdecit. Vetë ky i fundit nuk i ka pranaur asnjëherë këto akzua dhe i ka cilësuar si shpifje.

Vijon…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati shkurta berisha ermal hoxha rezarta shkurta shkëlzen berisha debati shkurta berisha ermal hoxha rezarta shkurta shkëlzen berisha

Sondazh

Poll