Bota

BE godet Rusinë/ Miratohen sanksionet evropiane ndaj sulmeve kibernetike

30 Korrik 2020, 18:56 Nga DOSJA
BE godet Rusinë/ Miratohen sanksionet evropiane ndaj sulmeve kibernetike

Bashkimi Evropian ka miratuar ditën e sotme sanksionet e para kundër disa sulmuesve kibernetikë, duke shënjestruar kështu katër shtetas rusë dhe një njësi të agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU). Mediat e huaja bëjnë të ditur se në listën e sanksioneve të bllokut evropian përfshihen edhe dy subjekte me bazë në Kinë dhe Korenë Veriore si dhe dy shtetas kinezë.

Po ashtu bëhet e ditur se masa kufizuese tashmë  do të merren kundër gjashtë individëve dhe tri subjekteve pasi janë përgjegjëse ose të përfshira në disa sulme kibernetike.

Sanksionet përfshijnë ndalesë në udhëtim dhe ngrirje të aseteve  ndërkohë shtetasve të BE-së u ndalohet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, të kenë qasje te shënjestrat.

Pjesë e të sanksionuarve është edhe Qendra Kryesore për Teknologji e GRU-së, e cila sipas BE-së është përgjegjëse për sulmet kibernetike “me ndikim të madh” ndaj bllokut evropian, anëtarëve të saj dhe shteteve tjera.

Burimi:usnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be sulmet kibernetike në rusi be sulmet kibernetike në rusi

Sondazh

Poll