Bota

Mposhti kancerin/ Ish-kandidati për president i SHBA-së vdes nga koronavirusi në moshën 74 vjeçare

30 Korrik 2020, 17:54 Nga DOSJA
Mposhti kancerin/ Ish-kandidati për president i SHBA-së vdes nga

SHBA- Herman Cain, i cili ishte kandidat për president i republikanëve njëherësh dhe ish-CEO i Godfather’s Pizza, ka vdekur nga koronavirusi ditën e sotme.

74 vjeçari u shtrua në spital në fillim të këtij muaji, ndërkohë mediat bëjnë me dije se gjatë kësaj jave ai po trajtohej me oksigjen. Mediat shtojnë se ende nuk dihet se si i ndjeri kontraktoi me sëmundjen vdekjeprurëse.

“Ne e dinim kur ishte shtruar në spital për herë të parë se kjo do të ishte një luftë e ashpër.Ai pati probleme në frymëmarrje dhe u dërgua në spital me ambulancë. Të gjithë u lutëm që ai të bëhej mirë por fatëkeqësiht nuk ia doli.”- tha Dan Calabrese, redaktori i HermanCain.  Më parë, 74-vjecari ka vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë në fazën e katërt, të cilën arriti ta mposhtte.

Ai mori pjesë në fushatën elektorale në Tusla për presidentin republikan Donald Trump dhe u shfaq pa maskë. Cain ndoqi mitingun shkatërrimtar të 20 qershorit në Tulsa, ku tetë anëtarë të ekipit paraprak rezultuan pozitivë  dhe stafi duhej të ázolohej.

Para se ti hynte politikës me Partinë Republikane dhe të kthehej në kandidat presidencial, kishte qenë drejtues bordi i degës së Federal Reserve në Kansas City.

Burimi: CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota herman cain koronavirusi ne shba herman cain koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll