Bota

“Shkundin” bizneset e vogla/ “Facebook’, ‘Amazon’, ‘Google’ dhe ‘Apple’ përballen me akuza, themeluesit e t

30 Korrik 2020, 17:23 Nga DOSJA
“Shkundin” bizneset e vogla/ “Facebook’,

Ditën e djeshme themeluesit e “Facebook’  Mark Zuckerberg, Jeff Bezos  i ‘Amazon’, Tim Cook i ‘Apple’ dhe Sundar Pichai themeluesi i ‘Google’ janë përballur me një sërë pyetjesh nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë rreth praktikave të tyre të biznesit. Për shkak të koronavirusit ata kanë mbajtur një video konferencë ku dhe kanë folur rreth kompanive të tyre që tashmë po ‘sundojnë’ botën.

“Si portierë të ekonomisë dixhitale, këto platforma gëzojnë fuqinë për të zgjedhur fituesit dhe humbësit, shkundin bizneset e vogla.” tha Përfaqësuesi David Cicilline, Demokrati i Rhode Island dhe kryetari i nënkomitetit antitrust të House, i cili ka hetuar gjigandët e teknologjisë për më shumë se një vit me akuzat se ata kanë bllokuar rivalët dhe kanë dëmtuar konsumatorët.

“Themeluesit tanë nuk do të përkuleshin para një mbreti,” tha Cicilline.

Ligjvënësit demokratë kritikuan kompanitë e teknologjisë për përdorimin e padrejtë të të dhënave të personave me qëllimin për të klonuar dhe për të goditur konkurentët.

Amazon është akuzuar se ka abuzuar me rolin e saj si një shitës me pakicë dhe një platformë që pret shitësit e palëve të treta në tregun e saj. Apple është akuzuar se ka përdorur padrejtësisht ndikimin e saj mbi App Store-in e saj për të bllokuar rivalët dhe për të detyruar aplikacionet të paguajnë komisione të larta. Rivalët kanë thënë që Facebook ka një monopol në rrjetet sociale. Google, po akuzohet në lidhje me reklamimin, kërkimin dhe softuerin në internet.

Ndëkohë republikanët pyetën nëse platformat kishin censuruar pikëpamjet konservatore dhe ishin jotatriote.

Pichai, Zuckerberg, Cook dhe Bezos kompanitë e të cilit kapin vlerën e tregut afro 5 trilion dollarë u detyruan të përuleshin duke e konfirmuar se ishte e vërtetë. Ata pranuan se ishin pjesëmarrës në një treg jashtëzakonisht konkurrues dhe me ndryshim të shpejtë dixhital. Por megjithatë ata kanë evituar pyetjet në lidhje me vendimet që i shndërruan kompanitë e tyre në gjigandë.

Burimi: .firstpost.

 (A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jeff bezos mark zuckerberg sundar pichai tim cook jeff bezos mark zuckerberg sundar pichai tim cook

Sondazh

Poll