Bota

Thyen ligjin e sigurisë kombëtare, arrestohen 4 studentë në Hong Kong, rrezikojnë dënimin me 10 vite burg

30 Korrik 2020, 16:31 Nga DOSJA
Thyen ligjin e sigurisë kombëtare, arrestohen 4 studentë në

HONG KONG- Katër studentë në Hong-Kong u arrestuan nga autoritetet kineze, pas disa postimeve në rrjetet sociale. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se ata janë arrestuar me akuzën për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare. Policia njoftoi se ka arrestuar janë 3 meshkuj dhe një femër rreth moshës 16-21 vjeç. Ata kishin në lidhje me krijimin e një partie të re që mbron pavarësinë e Hong Kongut në mediat sociale por sipas ligjit të ri kjo është e ndaluar.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë Lee Këai-ëah në një konferencë shtypi tha: Ne duhet të zbatojmë ligjet edhe nëse krimet janë kryer në internet. Mos mendoni se mund të shpëtoni nga përgjegjësia  dhe të kryeni krime.

Sipas policisë këto janë  arrestimet e para qëkur u vendos ligji i sigurisë kombëtare në rajonin e Hong Kongut me datë 1 korrik. Mësohet se ata po hetohen sipas nenit 20-21 të ligjit të ri i cili për këto vepra penale  parashikon një dënim deri në 10 vite burgim.

Burimi; BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohen studentet hong kong arrestohen studentet hong kong

Sondazh

Poll