Bota

Covid-19 në Australi, shteti i Viktorias regjistron ditën më të zezë që prej fillimit të pandemisë

30 Korrik 2020, 18:42 Nga DOSJA
Covid-19 në Australi, shteti i Viktorias regjistron ditën më

AUSTRALI- Situata me Covid-19 në Australi është përkeqësuar. Shteti i Viktorias, më i prekuri në këtë kontinent, ditën e sotme ka raportuar një bilanc tragjik gjë  cila ka detyruar vendin që të izolohet për 6 javët e ardhshme.

Autoritetet në Viktoria konfirmuan se gjatë 24 orëve të fundt janë regjistruar, 13 vdekje nga koronavirusi  dhe 723 raste, një shifër rekord për këtë vend. Autoritetet në Australi u bënë thirrje qytetarëve që shfaqin simptoma, që të testohen sa më shpejt.

“Nuk mund të shkoni në punë, pasi kështu përhapni virusin”, tha kryetari i Viktorias, Daniel Andreës. Një tjetër masë e kërkuar për ata që dalin nga shtëpitë, është dhe përdorimi i maskës. Ndërkohë, Australia konsiderohet si një nga vendet që e kanë menaxhuar me shumë sukses pandeminë Covid-19. Që prej shpërthimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar vetëm 16 mijë raste dhe 189 viktima.

Burimi: theguardian.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll