Bota

Mjekët i dhënë vetëm 1% shanse për të jetuar, rrëfimi i të mbijetuarit me COVID-19, mjekët u detyruan t’i prisnin gis

30 Korrik 2020, 16:21 Nga DOSJA
Mjekët i dhënë vetëm 1% shanse për të jetuar,

KALIFORNI-Gregg Garfield i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 qëndroi  64 ditë në një spital në Kaliforni, ku dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore mjekët e detyruan ta fusnin në intubim.

Tashmë ai është shëruar por megjithatë ai ka mbetur me pasoja dhe historinë e tij e ka teguar vetë ai.

Ai kishte vetëm një për qind shanse për të mbijetuar pasi kishte komplikime të ndryshme të shkaktuara nga koronavirusi, në veshka, mëlçi dhe inflamacion të mushkërive. Të gjithë gishtat në dorën  e djathtë dhe shumica në të majtë, i janë amputuar nga mjekët për ta shpëtuar nga vdekja.

“Duart e mia kurrë nuk do të jenë më të njëjta. Nuk kam më gishtërinj. Kjo mund t’ju ndodh edhe juve”, ka Garfield  kur doli nga spitali në maj.

Ndërkoëh mjeku David Calber deklaroi se janë detyruar t’ia amputojnë gishtat, sepse virusi ishte përhapur edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kjo ishte një shpresë që ai të jetonte.

“COVID-19 ndikon edhe në sistemin kardiovaskular, kështu që ndikon në qarkullimin e gjakut.  Për këtë arsye  disa të rinj kanë sulme në tru, shpesh edhe mpiksje të gjakut”, ka shpjeguar Calber.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gregg garfield koronavirusi ne kaliforni gregg garfield koronavirusi ne kaliforni

Sondazh

Poll