Bota

Në pritje të Kurban Bajramit dhe Haxhit, Qabja në Mekë vishet me mbulesën e re të qëndisur me ar dhe argjend

30 Korrik 2020, 14:59 Nga DOSJA
Në pritje të Kurban Bajramit dhe Haxhit, Qabja në Mekë

MEKË-Teksa të gjithë myslimanët presin festën e Kurban Bajramit dhe kryerjen e ritualit të Haxhit vendi më i shenjtë për myslimanet, Qabja në Mekë, është mbuluar sot me një veshje të re e cila është punuar nga 150 artizanë në Arabinë Saudite dhe ka kushtuar plot 4.5 milion $.

Mediat kanë raportuar se janë dashur dy vinca për të bërë të mundur vendosjen e saj. Mbulesa e quajtur Kisëa është në ngjyrë të zezë  dhe e qëndisur me arë dhe argjend.

Qabja është vendi më i shenjtë në besimin islam dhe vendi ku ballafaqohen myslimanët kur thonë lutjet e tyre pesë herë në ditë.  Nënkryetari Ahmed Bin Mohamed Al-Mansuri tha se secila nga katër pjesët e Kisëa u ngrit veç e veç dhe e lidhur në krye.

Haxhi këtë vit do të jetë shumë i reduktuar për shkak të masave anti Covid që shtetet kanë aplikuar për të kontrolluar pandeminë mos të përhapet.

Burimi: .dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mekë qabja mekë qabja

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 20:57

BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...