Bota

Mbi 17 milionë të infektuar dhe mbi 671 mijë viktima në të gjithë botën. SHBA, India dhe Meksika  vendet më të goditur

30 Korrik 2020, 15:09 Nga DOSJA
Mbi 17 milionë të infektuar dhe mbi 671 mijë viktima në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,581,528  të infektuar dhe janë shënuar  154,158  viktima. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 45,361  ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 485  pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 90,212  viktima dhe 2,556,207  të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,509  raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 13,802  persona.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634  viktima dhe 84,165  të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 105 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,129  viktima dhe në Francë  30,238  ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,441  persona.

Ndërsa Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

Burimi:.worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 20:57

BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...