Bota

Që nga 16 korriku asnjë rast me Covid-19, Koreja e Veriu drejt fitores në betejën e sëmundjes vdekjeprurëse

30 Korrik 2020, 15:35 Nga DOSJA
Që nga 16 korriku asnjë rast me Covid-19, Koreja e Veriu drejt fitores

KORE E VERIUT– Korea e Veriut është një nga vendet, që  zyrtarisht nuk ka regjistruar asnjë  të prekur me Covid-19, që prej datës 16 korrik.

Ndërkohë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit  për Koren e Veriut Dr. Edwin Salvador, ditën e sotme ka deklaruar se në  vend që prej 16 korrikut janë kryer 1,211 teste, dhe për fat të mirë të gjithë personat kanë rezultuar negativ. Ndër të tjera ai ka thënë se për të mbajtur në kontroll pandeminë e Covid-19 të gjithë institucionet arsimore në Koren e Veriut, do të jenë të mbyllura për dy muajit e ardhshëm. Po ashtu ai ka shtuar se aktualisht 696 persona janë në karantinë kjo pasi personat në fjalë vinin nga vendet  me rrezik.

“Aktualisht, 696 persona në Korenë  e Veriut janë në karantinë. Ata janë të gjithë punëtorë të portit Nampo, në bregdetin perëndimor të vendit dhe kufirin Sinuiju-Dandong midis Koresë së Veriut dhe Kinës. Rritja e numrit të njerëzve të karantinuar, është për shkak të shkëmbimit  të mallrave që vijnë në vend përmes rrugëve Nampo dhe Sinuiju-Dangdong. Ilaçet dhe produktet mjekësore siç janë vaksinat, artikujt e lidhur me Covid-19 u jepet përparësi e lartë për t’u transportuar përtej kufirit- thotë Salvador.

Ndërkohë, OBSH-ja, ka thënë se në Korenë e Veriut janë vendosur 15 laboratorë që të përdoren për  testimin e vaksinës kundër koronavirusit, përfshirë laboratorët provincialë.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota edwin salvado koronavirusi ne korene e veriut edwin salvado koronavirusi ne korene e veriut

Sondazh

Poll