Bota

Pezullohet falja e Kurban Bajramit dhe namazeve në xhami për 10 ditët e ardhshme në Kosovë

30 Korrik 2020, 14:24 Nga DOSJA
Pezullohet falja e Kurban Bajramit dhe namazeve në xhami për 10

KOSOVË- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një deklaratë për mediat është shprehur se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Po ashtu ai tha se  për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit. Sipas myftiut, ky është një hap që e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.

BIK-u ka analizuar situatën e cila po mbretëron edhe në Kosovën tonë e goditur pamëshirshëm nga ky virus Covid-19, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë së saj u diskutua rreth këtij problemi kaq të madh që tashmë është prezent edhe në mesin e qytetarëve tanë. Andaj BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit dhe për 10 ditë rend pezullohen faljet nëpër xhamitë e Kosovës. Sigurisht me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Myftiu Tërnava ka ftuar të gjithë qytetarët që të ruajnë karakterin festiv të festës, por në këtë kohë pandemie të kenë më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që po sprovohen më virusin Covid-19.Por njëkohësisht bëri apel që të shmangen vizitat familjare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni falja e namazit kurban bajrami naim tërnava falja e namazit kurban bajrami naim tërnava

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 20:57

BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...