Bota

Situatë tragjike në Kosovë, COVID i merr jetën 16 personave, konfirmohen edhe 258 raste të reja

30 Korrik 2020, 13:49 Nga DOSJA
Situatë tragjike në Kosovë, COVID i merr jetën 16 personave,

KOSOVË -Kosova po kalon momente dramatike për shkak të COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj kanë ndërruar jetë 16 persona nga COVID-19, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë. Po ashtu nga 480 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 258 persona.

Aktualisht në Kosovë që nga filli i panedmisë numërohën 8104 raste, nga të cilët 212 janë viktima. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me COVID-19, 196 pacientë, ndërsa nurmi i të infektuarve aktiv është 3429.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid19 humbjet nga koronavirusi ne kosove covid19 humbjet nga koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 20:57

BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...