Aktualitet

Nga pushimet në Paris tek xhirot me “Porche”, kush është 40-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan pas sherrit me dhën

30 Korrik 2020, 09:12 Nga DOSJA
Nga pushimet në Paris tek xhirot me “Porche”, kush

ELBASAN– Detaje të reja kanë dalë për Florian Lamçen, i cili u vra mëngjesin e sotëm me thikë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë lokalit  ‘Piazza’, në qendër të qytetit, ku Florian Lamçja, Ardiano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari ishin në gjendje të dehur kur u konflikuan me njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta, ku humbi edhe jetën.  Policia ka arrestuar 2 personat e tjerë të përfshirë në sherr.

Kush është Florian Lamçe? 

Lamçe është një emër i njohur për Policinë. Mësohet se ai është dënuar me tre vite, ‘për pengim të zbardhjes së krimit’, ndërsa është hetuar për dy plagosje. Po kështu, ai është vëllai i tij, Olti Lamçe, i cili 2011 ai vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin.  Olti Lamçe është dënuar me 24 vite burg. Sakaq, dyshohet se Lamçe mund të ketë qenë vrasës  me pagesë.

Foto të viktimës: 

Sakaq, nëse i hedhim një sy rrjeteve të tij sociale, shikojmë që 40-vjeçari bënte një jetë luksi. Në dy profile të tij ai herë shfaqet me makina ‘Porshe’ dhe ‘BMV’. Nuk mungojnë as udhëtimet jashtë vendit, në Paris dhe Milano.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe terror ne elbasan florian lamçe terror ne elbasan

Sondazh

Poll