Dy vëllezërit kapën hajdutin e misrit në arën e tyre, flet e afërmja e familjes Çalliku në Shijak: Djali vajti të kërk
30 Korrik 2020, 07:43Nga DOSJA
SHIJAK– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku në Xhafzotaj të Durrësit. Tatjana Skufi, e afërme e familjes Çalliku ka treguar për mediet se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku dy vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku, respektivisht 65 dhe 63 vjeç, shkuan në arën e tyre në Xhafzotaj për të ruajtur misrin. Sipas saj, pas disa orësh djali i viktimës shkoi tek toka sepse i ati dhe xhaxhai po vonoheshin.
Sapo mbërriti në pronën e tij, i riu pa të atin dhe xhaxhanë të gjakosur. Ai i mori të dy në krah dhe i futi në makinën e tij. Menjëherë u nis bashkë me ta drejt spitalit. Kur mbërritën në spital, Fiqiri Çalliku ndërroi jetë, ndërsa vëllai tjetër, Fadili, ndodhet në repartin e Kirurgjisë. Mësohet se 2 vëllezërit janë plagosur nga hajduti i misrit.
Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek ( rrugës për ne Gjirin e Lalëzit) , fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në obor...
FIER– Mbrëmjen e djeshme, në bodrumin e një pallaati në lagjen “15 tetori” në Fier u përfshinë nga flakët disa makina. Policia bën me dije se fillimisht ka marr...
DURRËS- Zbardhen identitetet e viktimës dhe vëllait të tij të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut. Dosja.al mëson se viktima është Fiqiri Çalliku, ndë...
ELBASAN- Del fotoja e Regis Runajt, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Elbasan. 23-vjeçari u morr peng nga disa persona, të cilët e vranë pranë varrezave...
Shjiak- Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin. Mbrëmjen e djeshme, në orën 23:05 u vra me thikë në pronën e tij në Xhafzotaj të Shijakut, 65-vjeçari ...