Aktualitet

Dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, arrestohet “Loku” i Peqinit, vendosi armën e krimit në serbatorin e

29 Korrik 2020, 19:14 Nga DOSJA
Dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, arrestohet

ELBASAN-Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. I arrestuari njihet me nofkën “Loku” i Peqinit dhe është mik i Seit Menehasës, një nga të arrestuarit për vrasjen.

“Loku” ka vendosur pistoletën në serbatorin e një makine në servisin e të arrestuarve. Lëvizjet e tij janë kapur nga kamerat pranë servisit. Menjëherë pas këqyrjes së kamerave, policia ka bërë shoqërimin e tij. Pritet që në ditët në vijim, të zbulohet përfshirja e “Loku-t” në mënyrë direkte apo indirekte në vrasje.

Ndërkohë ditën e djeshme, blute e Elbasanit arrestuan Albert e Seit Menahasën, babë e bir. Policia ka dyshime të forta se janë ata autorët e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Brenda në servisin e tyre, u gjet edhe arma e krimit, një pistoletë “TT”, e cila ishte fshehur së serbatorin e një makine.

Emiljano Ramazani u arrestua më 20 korrik, teksa po parkonte mjetin e tij pranë banesës. Mbi të u qëllua me 5 plumba, të cilët i mori jetën. Autorët më pas u larguan në drejtim të Bradasheshit, ku u gjet edhe makina e djegur. Në lidhje me ekzekutimin e Ramazanit janë arrestuar 6 persona, por në qëli janë vetëm Albert e Seit Menehasa. Katër të shoqëruarit e tjerë, Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi ndaj tyre nuk u gjetën prova.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet loku i peqinit ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani arrestohet loku i peqinit ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani

Sondazh

Poll