Aktualitet

U kapën brenda fermës me 2 milion paund kanabis, dënohet me dy vjet burg shqiptarët në Britani të Madhe

29 Korrik 2020, 17:41 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE-Dy shqiptarë në Britaninë e Madhe janë dënuar me dy vite burg për kultivim kanabisi. Ata kishin ngritur një fermë kanabisi me 2 milion paund drogë, 250 m larg stacionit të policisë në Southen Essex. Mësohet se shqiptarët e dënuar janë Emiljan Gjura 31 vjeç dhe Ermir Reshiti 35 vjeç.

Më shumë se 3000 bimë kanabis u gjetën nga Policia e Essex gjatë operacionit. Gjura dhe Reshiti kishin detyrën për t’u kujdesur për bimën narkotike.

Ata u shprehën në gjykatë, se kishin ardhur në Britani të Madhe, për të fituar para për të ndihmuar familjen e tyre. Megjithatë ata nuk pranuan të nxjerrin emrat e atyre që i kishin rekrutuar. Sipas mediave britanike, shqiptarët qëndronin ilegalisht në vend.

Marrë dhe përshtatur nga Daily Mail

(g.sh./dosja.al)

 


1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Loading ... Loading ...

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denohen shqiptaret ne britani denohen shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll