Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas të miturën. Policia: Kemi ndaluar shoferin

28 Korrik 2020, 19:24 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas të

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Kamëz. Në një njofitm për mediat, Policia shkruan se mjeti me drejtues shtetasin F.K. ka aksidentuar të miturën me iniciale B.H. 17-vjeç, e cila ndodhet në spital.

Po ashtu blutë e Tiranës, shtojnë se  drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne kamez policia tiranes aksidenti ne kamez policia tiranes

Sondazh

Poll