Aktualitet

Përfshihen nga flakët kodrat e fshatit Mirakë në Elbasan, zjarri përparon drejt zonave të banuara

28 Korrik 2020, 18:30 Nga DOSJA
Përfshihen nga flakët kodrat e fshatit Mirakë në Elbasan,

ELBASAN-Kodrat e fshatit Mirakë në Elbasan janë përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka nisur prej disa orësh. Zjarrfikësja ndërkohë nuk ka ndërhyrë ende. Zjarri ndërkohë po përparon drejt zonave të banuara.

Ndërkohë të enjten e kaluar u regjistruar një vatër tjetër zjarri në Elbasan. Flakët dogjën një masiv pishash në fshatin Gur i Zi në njësinë administrative Labinot-Mal. Terreni i vështirë, e bëri të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Dyshohet se zjarri u vu qëllimisht nga banorët e zonës.

Gjatë javëve të fundit janë shënuar nëj sërë vatrash, duke filluar nga mali i Gjallicës në Kukës, Fushë-Krujë dhe Patos. Si pasojë e zjarrit janë djegur sipërfaqje të konsiderueshme pyjore dhe ullishte.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarri në elbasan zjarri në elbasan

Sondazh

Poll