Aktualitet

Lufta ndaj kanabisit, Veliu paralajmëron drejtorët e policive: Mos neglizhoni, askush nuk do të tolerohet

28 Korrik 2020, 19:03 Nga DOSJA
Lufta ndaj kanabisit, Veliu paralajmëron drejtorët e policive: Mos

FIER-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mblodhi në Fier drejtuesit e drejtorive vendore të Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Të pranishëm ne mbledhje ishin edhe zv.Drejtoresha e Përgjithshme, Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka.

Gjatë fjalës së tij, Veliu ka theksuar, se qëllimi i këtij takimi është jo paraqitja e rezultateve, por analiza e punës së deritanishme dhe intensifikimi i veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës goditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë“, u shpreh Veliu.

Më tej kreu i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtuesit e policive që të mos neglizhojnë në këtë drejtim, pasi nuk do të ketë tolerime.

“Askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë. Siç keni vepruar deri tani me kontrolle masive të territorit, kontrolle këto që nuk u ndalën edhe në periudhën e vështirë të izolimit nga pandemia, por përsëri Policia e Shtetit e vijoi punën krahas shumë detyrave duke ushtruar kontrolle të shumta të territorit, duhet që këto kontrolle të vijojnë më intensivisht. Do t’ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura policore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të integrimit evropian të vendit tonë”, shtoi Veliu.

Veliou u tha drejtorëve të policive, se rritja e parametrave të sigurisë në komunitet me prioritet zonat bregdetare dhe goditja e mjedisore, duhet të jenë në fokusin e punës së tyre.

“Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore, rritja e parametrave të sigurisë në komunitet me prioritet zonat bregdetare, kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo me lëndë narkotike, parandalimi i aksidenteve rrugore duhet të jenë në fokusin e pa ndërprerë të punës suaj të përditshme”, nënvizoi Drejtori i PSH.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19, ishte një tjetër pikë ku Drejtor Veliu u ndal dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë angazhim maksimal për penalizimin e personave që nuk zbatojnë rregullat e sigurisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu mbledh drejtuesit e policive ardi veliu mbledh drejtuesit e policive

Sondazh

Poll