Sport

Inter-Bayern gati për të bërë shkëmbimin e vitit, gjermanët ofrojnë Tolisso dhe 10 mln € për Brozovic

28 Korrik 2020, 18:02 Nga DOSJA
Inter-Bayern gati për të bërë shkëmbimin e vitit,

ITALI- Marcelo Brozovic, mesfushori i Interit dëshiron që të mos e vazhdoj më karrierën e tij te klubi zikaltër. Mediat e huaja shkruajnë se Brozovic përlqen të luajë në Bundesligë dhe menjëherë Bayern Munich, ka “hedhur grepat” për të pasur shërbimet e futbollistit.

Më tej mësohet se klubi i Hans Flick është i gatshëm të ofroj Corentin Tolisso dhe 10 milion euro për shërbimet e mesfushorit kroat.

Ndërkohë që vlera e Brozovic është rritur me 6-fish që nga 2015-ta, vit kur u ble për 8 milion euro nga ekipi kroat Dinamo Zagreb. Nuk dihet ende nëse Brozovic do kalojë në Gjermani, por deri tani kuptohet se kroati dëshiron largimin nga Inter.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayer munich corentin tolisso dinamo zagreb inter marcelo brozovic bayer munich corentin tolisso dinamo zagreb inter marcelo brozovic

Sondazh

Poll