Sport

‘Tronditet’ Bayern Munich, humbet lojtarin titullar para sfidave në Champions League

28 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
‘Tronditet’ Bayern Munich, humbet lojtarin titullar para sfidave

GJERMANI- Bayern Munich ka humbur mbrojtësin titullar, Benjamin Pavard. 24-vjeçari e ka mbyllur sezonin me bavarezët më herët sepse ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë.

Sipas mjekëve të skuadrës gjermane futbollisti francez pritet të mungojë 4-6 javë dhe automatikisht humbet sfidat në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. Ndërsa për trainerin Hansi Flick, ky është lajm i keq sepse ai e konsiderontë Pavard si titullar në fushë.

Ndeshja e radhës për bavarezët do të jetë ajo e kthimit në Allianz Arena me Chelsea, të cilët e mundën ndeshjen e parë 3-0 në Londër.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich benjamin pavard champions league bayern munich benjamin pavard champions league

Sondazh

Poll