Aktualitet

Po transportonin 5 sirianë drejt Tiranës, në pranga dy persona

28 Korrik 2020, 15:21 Nga DOSJA
Po transportonin 5 sirianë drejt Tiranës, në pranga dy persona

POGRADEC-Policia ka arrestuar dy persona me banim në Kamëz, për transport të paligjshëm të emigrantëve. Në një operacion të orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, blutë e Pogradecit kanë identifikuar dhe ndaluar dy mjete, brenda të cilëve ndodheshin 5 sirianë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit i kishte transportuar nga zona e Qafë-Plloçës. Menjëherë emigrantët janë kthyer mbrapsh. Ata i kishin premtuar sirianëve, se do t’i kalonin përtej kufirit.

Gjatë ditëve të fundit, policia ka vijuar aksionin “Perimetri” të nisur prej muajsh, për parandalimin dhe goditjen e grupeve qëmerren me transportin e paligjshëm të emigrantëve. Ditën e djeshme një automjet, brenda të cilit ndodheshin 4 sirianë, nuk iu bind policisë për të ndaluar dhe u përplas me një furgon. Ngjarja u regjistrua në aksin Korçë-Pogradec. Si pasojë e aksidentit 4 emigrantët që ndodheshin brenda në mjet u plagosën lehtë.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e pogradecit transporti i paligjshem i emigranteve policia e pogradecit transporti i paligjshem i emigranteve

Sondazh

Poll