Aktualitet

PAMJE SHQETËSUESE/ Noizy grumbullon të rinjtë në Gjirin e Lalzit, nuk pyesin për pandeminë, ‘e djegin’ duke kërcyer n

28 Korrik 2020, 15:02 Nga DOSJA
PAMJE SHQETËSUESE/ Noizy grumbullon të rinjtë në Gjirin e

DURRËS- Shqipëria po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Ekspertët dhe specialistët kanë bërë thirrje për respektimin e disatancimit fizik dhe higjienës, mirëpo të rinjtë nuk duken aspak të ndërgjegjësuar.

Këto pamje vijnë nga një party i zhvilluar gjatë ditës në një beach bar në Gjirin e Lalzit në Durrës. Të pashqetësuar nga situata që po kalon vendi me COVID-19, ata kërcejnë ngjitur me njëri tjetrin nën tingujt e këngëve të Noizyt.

 

 

A post shared by Il Gambero Gjiri Lalezit (@il_gambero_gjiri_lalezit) on

 

Të rinjtë, ‘të mbërthyer’ edhe nga muzika, duket se kanë harruar situatën ku ndodhet vendi ynë, ku përditë po shënohen viktima nga COVID-19 dhe mbi 100 të infektuar. Ata kanë injoruar edhe thirrjet e institucioneve, të cilat tashmë i adresohen veçanërisht kësaj kategorie, e cila me neglizhencën dhe moszbatimin e rregullave, po kontribuojnë në rritjen e numrit të të prekurve. Duket se ulja e moshës së të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 nuk u bën aspak përshtypje.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 viktima të reja, duke e çuar numrin në total në 148. Gjithashtu janë konfirmuar edhe 117 raste të reja. Ministria e Shëndëtësisë bëri me dije, se gjendja në spitale është përkeqësuar, pasi është rritur numri i pacientëve që kërkojnë kujdes intensiv.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parti i noizyt ne gjirin e lalzit party ne gjirin e lalzit parti i noizyt ne gjirin e lalzit party ne gjirin e lalzit

Sondazh

Poll