Aktualitet

EMRAT/ “Prostitucion dhe trafik droge”, OLF dërgon katër formularë në Lezhë dhe Kurbin: Keni 40 orë kohë të deklaron

28 Korrik 2020, 14:49 Nga DOSJA
EMRAT/ “Prostitucion dhe trafik droge”, OLF dërgon katër

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar sot katër të dënuarve formularin për deklarimin e pasurisë. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se të katër të dënuarit kanë 40 orë kohë që të deklarojnë pasurinë e tyre.

Formulari i ka shkuar Gjergj Mirashit i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”; Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim; Albin Dodaj banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe Lulëzim Zefi banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gj. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”; Gj. Gj., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. D., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; L. Z., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin dodaj formulari i ofl-se gjergj mirashi gjorgjo gjoka lulëzim zefi albin dodaj formulari i ofl-se gjergj mirashi gjorgjo gjoka lulëzim zefi

Sondazh

Poll