Aktualitet

Marrin rrogë të shkurtuar prej 3 muajsh, punëtorët e Albpetrol në protestë, kreu i Sindikatës: I kemi bërë letër minis

28 Korrik 2020, 14:20 Nga DOSJA
Marrin rrogë të shkurtuar prej 3 muajsh, punëtorët e

FIER-Punonjësit e Albpetrol janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Prej tre muajsh ata vazhdojnë të marrin një pagë të shkurtuar në masën 40%. Mësohet se 150 punonjës kanë bojkotuar punën dhe janë ngritur në protestë.

Përfaqëesuesi i sindikatës së punëtorëve, Kostandin Kina, është shprehur, se i kanë dërguar letra dhe peticione ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por nuk kanë marrë asnjë reagim.

Ne sot jemi mbledhur se dje është marrë një vendim se paga e tretë e muajit qershor do të jepet përsëri 40% që i bie 260 mijë lekë, ose paga më e ulët në shkallë vendi. Ky vendim është diskriminues, nuk marrim djersën tonë se nuk është diskutuar me sindikatën. I kemi bërë letër ministres, por nuk na ka begenisur. Ne shpresonin të merrnim rrogën e plotë, dhe të kompensoheshim për muajt e mëparshëm dhe sigurimet, por nuk ndodhi kështu“, tha ai.

Ndërkohë punonjësit janë shpreur se nëse nuk marrin zgjidhje për problemin e tyre dhe nëse nuk ka reagim nga institucionet shtetërore, do t’i drejtohen gjykatës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësit e albpetrol në protestë punonjësit e albpetrol në protestë

Sondazh

Poll