Aktualitet

Zbardhet vrasja e dyfishtë në mes të Lushnjes, Policia dështon sërish në kapjen e Laert Haxhiut dhe Anterio Kaloshit

28 Korrik 2020, 12:57 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja e dyfishtë në mes të Lushnjes, Policia

LUSHNJE– Zbardhet vrasja Zamir Latifit e Jurger Hoxhës dhe plagosja e Marjus Xhepexhiut brenda një lokali në mes të qytetit të Lushnjes. Pas thuajse 3 vitesh nga vrasja e dyfishtë, Policia ka zhvilluar operacionin “Sarava” për të prangosur dy prej të akuzuarve për vrasjen: Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin. Ndërsa për të prangosurin, Orgest Bilbili, Gjykata e Lushnjes la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. 

Për Haxhiun dhe Kaloshin, efektivët e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundur prangosja e tyre. Me hpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në vitin 2017, në Lushnjë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Z. L. dhe J. H. dhe u plagos shtetasi M. Xh.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në datën 11.10.2017, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë.

Sot më datë 28.07.2020 u organizua operacioni policor i koduar “Sarava”, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila, bazuar në provat e siguruara nga hetimi i Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Laert Haxhiu, 28 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i dënuar më parë me 18 vite burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si edhe me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

Orgest Bilbili, 30 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, i dënuar më parë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ”Trafik narkotikësh”;

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar më parë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Për shtetasin Orgest Bilibili u bë ekzekutimi i vendimit të datës 25.07.2020 në IEVP Tiranë, ndërsa për shtetasit Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi laert haxhiu lushnje orgest bilbili vrasja ne lushnje zamir latifi anterio kaloshi laert haxhiu lushnje orgest bilbili vrasja ne lushnje zamir latifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2020, 09:55

TIRANË– Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.“...