Aktualitet

“Katastrofa mund të jetë globale”/ Mjeku shqiptar publikon grafitë e pacientëve të infektuar, ja si i “shkatërron”

28 Korrik 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Katastrofa mund të jetë globale”/ Mjeku shqiptar publikon

KOSOVË– Mjeku radiologu në spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka publikuar disa grafi të mushkërive të pacientëve të infektuar me COVID-19. Siç shihet edhe në foto mushkëritë e pacinetëve të infektuar shfaqen të dëmtura. Krasniqi ngre alarmin se virusi Covid-19 ekziston dhe se situata nuk është aspak e mirë.

Postimin i plotë:

COVID-19 ju dëshiron fundjavë të këndshme….!!! Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diqka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e Insitucioneve Relevante Shendetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë Virus ka, Pandemi ka dhe Situata nuk është e mirë!. Larg asaj që duhet mbjellur panikë apo frikë. A ësht virus apo qka dreqin është: AI LUFTOHET! Prandaj kujdes: PËRGJEGJËSIA E SECILIT NGA NE ËSHTË INDIVIDUALE POR KATASTROFA MUND TË JETË GLOBALE!

Imazhet e paraqitura janë radiografi të mushkërive të pacienteve tanë gjatë ditëve të fundit, pacientë me simptome të COVID-19. Janë zgjedhur raste nga disa grupmosha, në të majtë keni një radiografi normale e në të djathtë radiografinë me ndryshimet radiologjike të pneumonisë virale (COVID-19) por nga pacientë të moshave të ndryshme! Më poshtë është shënuar gjinia dhe mosha e pacientit. 

Koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në Kosovë.  Në këtën shtet numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Sakaq, Deri më tani 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kosove sylejman krasniqi koronavirusi ne kosove sylejman krasniqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2020, 09:55

TIRANË– Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.“...