‘Superbisha’ luksoze kapet në Morinë/ Ishte vjedhur në Itali 9 vite më parë, arrestohet 36-vjeçari nga Zvicra
28 Korrik 2020, 11:00Nga DOSJA
MORINË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në doganën e Morinës pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. I riu nga Kosova, banues në Zvicër me iniciale L.R., kishte vjedhur një mjet tip “Lamborghini Gallardo” në 20 korrik 2011 në Itali.
NJOFTIMI I PLOTË:
Morinë, Kukës
Intensifikohen masat për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare.
Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana, ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.
Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kund...
TIRANË- Inspektorati i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin për lejimin e pishinave në ambiente të hapura. ISHP njofon se qytetarët mund të lahen në p...
KRUJË- Mbrëmjen e djeshme është vjedhur një banesë në fshatin Budull të Krujës. Mësohet se është grabitur banesa e emigrantit Shkëlqim Gjoni, ku autorët ka...
KUKËS– Qyteti i Kukësit është ende një vatër e nxehtë infeksioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë qytet janë 27 raste aktive. Ndërkohë, gjatë ...
TIRANË– Dy seancat e fundit plenarë për këtë sesion parlamentar nuk do të pezullohen edhe pse 3 prej deputetëve të Kuvendit kanë rezultuar pozitivë m...
TIRANË- Një rast kontrabande është goditur nga Policia e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Policia Kufita...
Aktualitet28 Korrik 2020, 09:55
TIRANË– Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.“...
TIRANË- COVID-19 gjen “strehë” në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme, katër politikanë shqiptarë janë konfirmuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit. F...
VLORË- Ditëlindja e djalit të një biznesmeni shumë të njohur në Shqipëri ka përhapur një vatër të rëndë infeksioni në një plazh në Palasë. Dosja.al ka mës...
TIRANË- COVID-19 është përhapur gjerësisht në Kuvend. Dosja.al mëson se janë infektuar edhe 2 deputetë të tjerë, Enver Roshi e Elio Hysko. Nuk dihet ende g...