Bota

FOTOT: Missi shqiptar drejton forumin për trafikun e qenieve njerëzore, bukuroshja na bën të gjithëve krenarë me nismën q

28 Korrik 2020, 10:31 Nga DOSJA
FOTOT: Missi shqiptar drejton forumin për trafikun e qenieve

Samantha Sarelli vajza shqiptaro-amerikanë që fitoi “Miss Teen USA 2020”, së fundmi do të drejtojë një forum për çështjen e trafikimit njerëzor me një grup ekspertësh që do të flasin rreth gjendjes aktuale dhe mënyrat sesimund të parandalohet ky fenomen. Forumi do të zhvillohet virtualisht në “Zoom”, duke filluar nga ora 7 pasdite e të enjtes, që përkon me ditën botërore kundër “Trafikimit të qenieve njerëzore” e vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkura.

Në takimet virtuale, Sarelli do të udhëheqë një panel ekspertësh, të cilët janë, Rosi Orazco, autor dhe aktivist kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Rachel Garacia, presidenti i Reintegra në USA dhe aktivist kundër trafikim të qenieve njerzore dhe Rebecca Bender, e cila i ka mbijetuar një trafikimi, autore dhe themeluese e nismës Rebecca Bender.

Sarrelli gjithmonë ka ngritur zërin kundër ngacmimeve dhe trafikimit të qenieve njerëzor, ku ka përdorur edhe platformën e saj si “Miss Connecticut Teen USA” për të rritur ndërgjegjësimin për këtë problem global.

Ajo aktualisht ka filluar publikimin e një seri videosh në rrjetet sociale me temën “Trafikimi i qenieve njerëzore”, Viktima pa zë”, përmes së cilës, synon të ndihmojë në parandalimin e kësaj çështje të rëndësishme, duke shkëmbyer intervista me viktimat e trafikimit njerëzor.

“Puna që Kombet e Bashkuara kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për të rritur ndërgjegjësimin  dhe për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore është punë kritike që të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje, duke u bërë më të vetëdijshëm për shenjat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe duke bërë pjesën tonë për të paralajmëruar autoritetet e duhura kur diçka nuk duket ose ndjehet si duhet, ne mund të shpëtojmë kaq shumë jetë njerëzor. Jam krenar që drejtoj këtë ngjarje si pjesë e Ditës Botërore të OKB-së kundër Trafikimit të Personave për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e kësaj krize globale. ” ka thënë Sarell.

Gjithashtu, Sarell ka bërë publike, për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, ID-në e takimit në Zoom, 739 723 0310 dhe fjalëkalimin LOVE. Ndërsa adresa e saj Samantha Sarelli, në TËitter është @missctteenusa.

Samatha Sarelli është 18 vjeçe dhe është fituesja e Miss Connecticut Teen USA 2020. Ajo është në shkollë për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Mbas mbarimit të shkollës ajo synon të ndjekë fakultetin e Drejtësisë, për tu bërë një avokate për të mbrojtur të drejtat civile.

Ajo është shqiptaro-ameriakane. Në llogarinë e saj në Instagram, “Spread Kindness with Sam” ajo shpërndarë histori frymëzuese për njerëzve që janë prekur nga ngacmimet dhe ndërgjegjesuese për të gjithë të tjerët. Samantha ka filluar publikimin e një seri video të quajtur “Trafikimi i qenieve njerëzore, “Viktimat pa zëra”, për të hedhur dritë mbi këtë fenomen global që prek gratë dhe fëmijët në mbarë botën. Ajo është një aktiviste e zjarrtë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora samantha sarelli samantha sarelli

Sondazh

Poll