Bota

Eksperti i Mjekësisë Njerëzore në Austri: Gjysma e popullatës në Kosovë është e infektuar me COVID-19

28 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
Eksperti i Mjekësisë Njerëzore në Austri: Gjysma e

AUSTRI- Franz Allerberger, shefi i Mjekësisë Njerëzore në Agjencinë e Sigurisë Ushqimore (AGES), nuk iu beson shifrave zyrtare të raportuara në Ballkan, për personat e prekur me Covid-19, dhe sipas tij, numrat janë ndoshta rreth dhjetë herë më të larta.

Madje për Bullgarinë dhe Kosovën, Allerberger mendon se shkalla e të infektuarve me koronavirus në popullat shkon në 50% .

Sipas të dhënave të dala nga “Compleksity Science Hub (CSH) ” në Vjenë, Bullgaria ka regjistruar më shumë se 10,400 persona të prekur me Covid-19, Rumania 45,000, Serbia 23.700 , Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina 10,000, Kosova 7,100 , Shqipëria 4,800 dhe Mali i Zi 2,800 persona.

Qeveria federale në Austri ka ndaluar hyrjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt këtij vendi.

(k.a;f.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni franz allergberger koronavirusi ne kosove franz allergberger koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll