Aktualitet

Mjeku Koni kritika qeverisë për menaxhimin e situatës së COVID-19: Numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se

27 Korrik 2020, 20:29 Nga DOSJA
Mjeku Koni kritika qeverisë për menaxhimin e situatës së

TIRANË- Mjeku urolog Artan Koni është shprehur kritik me qeverinë për menaxhimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë në RTV Ora, Koni u shpreh se dy janë pikat ku ka çeduar vendi në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë, janë  testimi dhe gjurmimi.

Më tej mjeku tha se numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se numri i pacientëve pozitivë, gjë që në Shqipëri kjo nuk ndodh. 

Jemi në një fakt të kryer, sepse kemi çeduar në disa pika që në fillimin e pandemisë. Pikat kryesore ku kemi çeduar ka qenë testimi dhe gjurmimi, të cilat i kemi bërë mangut. Tani po testojmë më shumë se në fillim. Më parë testonim diku te 200 raste në ditë në muajin mars, sot testojmë rreth 500.

I kemi rritur testet por jemi akoma shumë mbrapa, jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe statistikisht në aq teste sa duhet të bënim. Edhe sikur mos t’i shohim vendet e rajonit, ka një numër të përgjithshëm, mesatare 10%, që do të thotë se numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se i pacientëve pozitive. Kishim 117 pacientë pozitivë? Duhet të kishim bërë minimumi 1,170 teste“, u shpreh Koni. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 artan koni koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll