Afati i dorëzimit të bilancit të 2019-s shtyhet për në 3 gusht
28 Korrik 2020, 05:04Nga DOSJA
SHQIPËRI- 3 gushti është afati i fundit të dorëzimit të bilancit të vitit 2019 në tatime, por dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Afati fillestar ishte 31 korriku, por për shkak se kjo datë, që është e premte, përkon me festën e Bajramit të Madh, që është pushim zyrtar, shtyrja bëhet për në ditën e parë të fillimit të punës, që është e hëna e 3 gushtit. Shtyrja është konfirmuar për Monitor nga burime zyrtare nga tatimet.
Këtë vit, ekonomistët kanë pasur më shumë kohë në dispozicion për të hartuar pasqyrat financiare, pasi afati fillestar që ishte 31 mars u shty si rrjedhojë e pandemisë në 31 korrik, përveç deklaratës së tatim fitimit.
Sipas njoftimit të mëparshëm të tatimeve, së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
-raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
-inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
-inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
-kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe
-inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Përvec se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
-Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsxPasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
-Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
-Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
-Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
-Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
Tatimet kanë publikuar dhe formatet e miratuara të dokumentacionit që duhet dorëzuar në formë elektronike, në e-filing.
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar sërish sot në lidhje me videon ku ai shfaqej duke treguar me disa miq në një banesë dhe nuk ruheshin masat kundër C...
Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për aferën e dyshuar korruptive në tenderin e Unazës së Re, të fituar nga kompania DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haber...
TIRANË- Mjeku urolog Artan Koni është shprehur kritik me qeverinë për menaxhimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë në RTV Ora, Koni u shpreh se dy ...
TIRANË- Çdo ditë e më shumë koronavirusi shënon rritje të rasteve dhe numrit të viktimave në të gjithë botën. Nëse në shumë vende ka pasur një trend...
BULLGARI– Qeveria bullgare ka lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e Covid-19.Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka bërë të ditur që duke nisur ...
ELBASAN- Një nga gjashtë të shoqëruarit e kësaj të hëne në aksionin e RENEA-s në Elbasan, për Abc News është shprehur se e gjithë kjo është farsë për çës...
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit në rrethe, ku në fokus të bisedave ka qenë lufta ndaj kultivimi...
ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit të zhvilluar sot në Elbasan dhe Peqin, ku në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ymer dhe Selim Menehasa. Mësoh...
TIRANË- Kërcënimi i radhës për fëmijët është loja virtuale “Jonathan Galindo”, referuar 50 sfidave të Balenës Blu që te çojnë drejt vetëvrasjes. Nës...