Aktualitet

E rëndë në Greqi! 48-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në Selanik, e shtyp zetori që po drejtohej nga i biri

27 Korrik 2020, 18:52 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi! 48-vjeçarja shqiptare humb jetën

GREQI– Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme në Moschopotamos të Selanikut, ku një 48-vjeçare shqiptare emri i së cilës nuk është publikuar ka humbur jetën si pasojë e  një aksidenti.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo vdiq pasi zitori që drejtohej nga i biri në moshën  29-vjeçare është përmbysur.

Mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë edhe një 31-vjeçare, e cila po hipte në automjet.  Ndërkohë bëhet me dije se viktima së bashku me djalin e saj që jetonin prej vitesh në këtë zonë. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit aktualisht po kryhen nga Departamenti i Trafikut në Katerini.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten shqiptarja ne greqi humb jeten shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll