Aktualitet

U arrestua bashkë me vëllanë për vrasjen e Emiljano Ramazanit, kush është Ymer Menehasa që i është bërë atentat në v

27 Korrik 2020, 18:38 Nga DOSJA
U arrestua bashkë me vëllanë për vrasjen e Emiljano

ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit të zhvilluar sot në Elbasan dhe Peqin, ku në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ymer dhe Selim Menehasa. Mësohet se Ymer Menehasa ka rënë pre e një atentati në vitin 2008.

Sipas raportimeve të asaj kohe, janë dëgjuar 5 të shtëna me armë në mesnatë në fshatin Bardhas, afër stanit të Ymer Menehasës. Atentatorët kishin për qëllim ta vrisnin, por nuk arritën dot.

Në atë kohë u hetua për hakmarrje, pasi Menehasa akuzohej për një vrasje, por ngjarja mbeti pa autor dhe nuk u zbardh.

Policia e Elbasanit ka zhvilluar sot një operacion për zbulimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Deri tani mësohet se janë arrestuar dy vëllezërit Ymer dhe Selim Menahasa, por flitet dhe për të shoqëruar të tjerë. Policia për këtë ngjarje nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani selim menahasa ymer menahasa ekzekutohet emiljano ramazani selim menahasa ymer menahasa

Sondazh

Poll