Aktualitet

Zbulohen EMRAT, arrestohen dy vëllezërit në Elbasan. Dyshohet se siguruan makinën për ekzekutorët e Ramazanit

27 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA
Zbulohen EMRAT, arrestohen dy vëllezërit në Elbasan. Dyshohet se

ELBASAN- Ymer dhe Selim Menahasa janë arrestuar sot nga Policia e Elbasanit dhe forcat “Shqiponja”. Mësohet se 2 vëllezërit dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin kundër Emiljano Ramazanit, që ndodhi një javë më parë.

Deri tani bëhet me dije se ata kanë siguruar makinën që u përdor në atentat, por mbetet për tu sqaruar pozicioni i tyre.

Në Elbasan kanë shkuar drejtuasit më të lartë të policisë, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për mediat në lidhje me këtë operacion.

Policia e Elbasanit ka zhvilluar sot një operacion për zbulimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Deri tani mësohet se janë arrestuar dy vëllezërit Ymer dhe Selim Menahasa, por flitet dhe për të shoqëruar të tjerë. Policia për këtë ngjarje nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani selim menahasa ymer menahasa ekzekutohet emiljano ramazani selim menahasa ymer menahasa

Sondazh

Poll