Aktualitet

Pas nënës, rezulton me COVID-19 dhe fëmija 3-muajshe në Sarandë, nisen drejt Infektivit

27 Korrik 2020, 15:29 Nga DOSJA
Pas nënës, rezulton me COVID-19 dhe fëmija 3-muajshe në

SARANDË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në të gjithë vendin janë konfirmuar edhe 117 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë bëhet me dije se një prej rasteve është në Sarandë, që ka lidhje me të infektuarit e pak ditëve më parë.

Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për një fëmijë 3-muajsh i një 25-vjeçareje, e cila rezultoi pozitive pak ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se nënë e bij janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës, pasi kanë shfaqur shenja të sëmundjeve.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit ka bërë me dije se kanë humbur jetën 6 pacientë dhe janë konfirmuar 117 raste të reja. Po ashtu njoftohet se janë rritur shtrimet në spital. Që nga nisja e pandëmisë kanë humbur jetën 144 pacientë dhe aktualisht janë 1991 raste pozitive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne sarande koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne sarande koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll