Aktualitet

Shkon në tre numri i të shoqëruarve për vrasjen e Ramazanit, Ardi Veliu ‘zbarkon’ në Elbasan

27 Korrik 2020, 16:59 Nga DOSJA
Shkon në tre numri i të shoqëruarve për vrasjen e Ramazanit,

ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i Policisë për zbardhjen e vrasjes së Emiliano Ramazanit. Dosja.al mëson se forcat e rendit janë shoqëruar tre persona, ku një prej tyre është Selim Menahasa.

Po ashtu mësohet se të shoqëruarit “kanë dorë” dhe dhe në dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhur në Elbasan dhe Durrës.

Nga ana tjetër në Elbasan ka shkruar vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe drejtuar të tjerë të lartë.

Policia e Elbasanit ka zhvilluar sot një operacion për zbulimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Deri tani mësohet se janë arrestuar dy vëllezërit Ymer dhe Selim Menahasa, por flitet dhe për të shoqëruar të tjerë. Policia për këtë ngjarje nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani selim menahasa ekzekutohet emiljano ramazani selim menahasa

Sondazh

Poll