Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një apartament Korçë, nuk ka të lënduar

27 Korrik 2020, 16:11 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në një apartament Korçë,

KORÇË- Një bombol gazi ka shpërthyer sot pasdite në një apartament në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Dyqanet e Gurta”, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ka qenë vetë i zoti i shtëpisë që ka njoftuar zjarrfikësen, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të sharjen e flakëve.

Nga të dhënat e para dyshohet të ketë pasur rrjedhje gazi, që ka shkaktuar dhe shpërthimin e fuqishëm. Ndërkohë mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia korçe shperthen bombola e gazit policia korçe shperthen bombola e gazit

Sondazh

Poll